Taxhikistan, presidenti Rahmon fiton mandatin e pestë
Presidenti autoritar i Taxhikistanit, Emomali Rahmon....

Presidenti autoritar i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, është rizgjedhur për një mandat të pestë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se 90.92 % e votuesve kishin hedhur votat e tyre për Rahmon.
Që nga viti 1992, Rahmon ka fituar katër zgjedhje presidenciale radhazi, asnjëra prej të cilave nuk u konsiderua e lirë ose e ndershme nga vëzhguesit perëndimorë. Ai është i vetmi lider autokrat , post-sovjetik që është në pushtet më gjatë se Alyaksandr Lukashenka i Bjellorusisë.
Zgjedhjet u mbajtën derisa shqetësimet për ekonominë e Taxhikistanit rriten. Për shkak të pandemisë së COVID-19, qindra mijëra punëtorë migrantë nuk janë në gjendje të udhëtojnë në Rusi për punë, duke pamundësuar kështu dërgesat e tyre, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur ekonominë lokale.
Zgjedhjet ishin të parat që kur partia rivale politike më me ndikim, Partia e Rilindjes Islamike , u shpall e nga Gjykata e Lartë e vendit si organizatë “terroriste” më 2015. Shumë nga udhëheqësit dhe zyrtarët e partisë janë burgosur, ndërsa të tjerët u larguan nga vendi. Partia Social Demokrate, i vetmi grup i vërtetë opozitar politik brenda vendit, bojkotoi zgjedhjet.
