Një foshnje dy muajshe në Manastir ka rezultuar pozitiv ndaj Covid 19

12.10.2020 10:56

Në gusht, një tjetër foshnjë tre muajshe ishte infektuar....

Një foshnje dy muajshe është banori më i ri i Manastirit i cili është i infektuar me virusin korona. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ai u infektua nga gjyshja e tij. Në familjen e afërt të foshnjës, edhe nëna gjithashtu  është pozitive ndaj Covid-19.

Foshnja aktualisht është me pamje të lehtë klinike, nën mbikëqyrjen e një pediatri.

Në gusht, një tjetër  foshnjë tre muajshe ishte infektuar dhe arriti të mposhtë virusin.

Sipas të dhënave mjekësore, disa fëmijë ishin infektuar me koronavirus, por virusi kaloi pa ndonjë problem të madh. Sëmundja është ende në vazhdim tek një fëmijë tre vjeç.