Athinë, pritet vendimi për pjesëtarët e “Agimit të Artë”
Forca të shumta policore janë vendosur para Gjykatës së Apelit në Athinë....

Forca të shumta policore janë vendosur para Gjykatës së Apelit në Athinë, pasi pritet në këto momente vendimet e dënimit për pjesëtarët e “Agimit të Artë” .
Sipas informacioneve të para gjykata nuk ka pranuar asnjë masë lehtësuese për vrasësin e antifashistit Pavlos Fyssas, neonazistit Georgiso Rupakias, si dhe për shtatë prej liderëve kryesorë të kësaj partie që është shpallur organizatë kriminale.
Anëtarët e AA po përpiqen me anë të apelimit të marrin dënime me kusht, në mënyrë që të mos dërgohen në burg.
Kujtojmë se më 7 tetor, Gjykata greke vendoi se “Agimi i Artë”, është organizatë kriminale dhe aktet e saj janë krime ndaj njerëzimit.
68 eksponentët e kësaj organizate mes tyre edhe krerët më të lartë akuzoheshin se kanë kryer vrasje, plagosje, dhunime, shantazhe dhe dëmtime të pronës ndaj të huajve,emigrantëve por edhe sulme ndaj eksponentëve vendas të shoqërisë civile dhe të grupimeve të majta.
Akti më barbar i kësaj organizatës famëkeqe naziste, është ekzekutimi i reperit të njohur grek, Pavlis Fisas prej një eksponenti të kësaj organizate.
