Rasti “Zhvatja”, Zoran Milevski duhet të paraqitet në burg
Zoran Milevski duhet të paraqitet deri sonte në mesnatë....

Zoran Milevski duhet të paraqitet deri sonte në mesnatë, për të vuajtur dënimin me burg prej 3 vjetësh për rastin "Zhvatja".
Gjykata Penale sqaron megjithatë, se meqë sot është ditë jo pune, nesër do të dihet nëse Milevski ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e dënimit apo do të paraqitet deri në mesnatë për të vuajtur të njejtin. Mileski u deklarua fajtor në fillim të gjykimit, e pas kësaj atij menjëherë ju caktua masa e dënimit.
Përveç Milevskit, në të njëjtin proces u dënua me shtatë vjet burg ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva dhe me 9 vite i akuzuari i parë Bojan Jovanovski, që aktualisht po shërohet pas një operacioni në tëmth, pas të cilit duhet të kthehet në burg.
Milevski, akuzohet si ndërmjetësuesi dhe organizatori i takimeve mes Jovanovskit dhe bashkëshortes së Orce Kamçevit. Në takime këto takime thuhet se u kërkua dhe u morr rryshfet në mënyrë që Kamçev të merrte trajtim më të butë në çështjen "Perandoria" të hapur nga PSP, ku ai është i dyshuar. Në vendimin e gjykatës thuhet se për këtë, ata i morën Kamçevit rreth 1.5 milion euro.
Milevski fillimisht ishte në arrest shtëpiak dhe pasi paraqiti garancinë e pasurive të patundshme prej 13 milion denarë, masa e arrestit shtëpiak, iu hoq.
