Covid-19, u infektua edukatorja, 10 fëmijë në izolim

12.10.2020 13:37

Edhe një edukatore nga një kopsht fëmijësh në Gjorçe Petrov në Shkup....

Edhe një edukatore nga një kopsht fëmijësh në Gjorçe Petrov në Shkup ka rezultuar pozitivë ndaj Covid-19. Infektimi i edukatores së objektit “Tërfili”, ka çuar në izolim edhe 10 fëmijët e grupit për të cilin ajo përkujdesej.

Për momentin nuk ka informacione nëse koleget e saj bashkë me fëmijët e grupeve të tyre, do të dërgohen në izolim. Dy ditë më parë edhe dy edukatore nga kopshti “Piter Pan” në Çair, rezultuan pozitive dhe 4 fëmijë janë dërguar në izolim.

Në Kumanovë janë izoluar 8 fëmijë dhe 6 edukatore pasi një prej edukatoreve rezultoi  pozitive dhe u izoluan të gjithë ata që kishin kontakt me të.

Në Institutin e Fëmijëve në “Kozle”, aktualisht ka 5 fëmijë Covid pozitivë, të hospitalizuar bashkë me nënat e tyre.

Një foshnjë dy muajsh ndërkohë është banori më i ri i Manastirit i  infektuar me virusin Korona. Foshnja është infektuar nga gjyshja ndërkohë që edhe nëna e tij ka rezultuar pozitive. Në gusht, një tjetër  foshnjë tre muajsh ishte infektuar dhe arriti të mposhtë virusin.

Sipas të dhënave mjekësore, edhe disa fëmijë të tjerë u infektuan nga Covid-19, por virusin e kaluan pa ndonjë problem të madh. Sëmundja është ende në vazhdim tek një fëmijë tre vjeç.