Kinë, temperatura minus 6 gradë, 16 centimetra borë
12.10.2020 14:02
I goditur nga një front i madh i ftohtë, qyteti Genhe...

I goditur nga një front i madh i ftohtë, qyteti Genhe në rajonin autonom të Mongolsë, në Kinën veriore, përjetoi borën e parë të këtij viti, e cila shkaktoi bllokim të qytetit. Sipas autoriteteve lokale të motit, vala e ftohtë dendësoi borën e akumuluar në rreth 16 cm të thellë brenda vetëm disa orësh, duke ulur temperaturat me gjashtë gradë Celsius.
Edhe qyteti më i ftohtë në Kinë, Huzhong në verilindje të vendit, ka raportuar temperaturën më të ulët, minus 10 gradë celsius.
Qyteti, ka një temperaturë minimale mesatare vjetore që arrin në minus 4.3 gradë Celsius dhe mban rekordin e temperaturës më të ulët të regjistruar ndonjëherë në histori , prej minus 53 gradë Celsius.
