Maqedoni
VMRO-DPMNE: Rekorde të zeza, Filipçe të japë dorëheqje
12.10.2020 14:26
VMRO-DPMNE vazhdon të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe....

VMRO-DPMNE vazhdon të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Numri i të vdekurve ka arritur në gati 800.
“Numri i të infektuarve në një ditë ka arritur deri në 20 për qind nga numri i të testuarve. Po shënohen rekorde të zeza. Filipçe a është i vetëdijshëm për këtë? 16 spitalet e paralajmëruara montues, me të cilat Filipçe u lavdërua para zgjedhjeve, nuk janë askund”,- thonë nga VMRO-DPMNE.
