Maqedoni

VMRO-DPMNE: Lidija Dimova, e zhytur në krim

12.10.2020 14:59

VMRO-DPMNE ka akuzuar se Lidija Dimova - drejtoreshë aktuale e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane...

VMRO-DPMNE ka akuzuar se Lidija Dimova - drejtoreshë aktuale e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, në 3 vitet e fundit është zhytur në krim. Dimçe Arsovski nga kjo parti tha se 3 vjet dëgjohen skandalet në media me prova për keqpërdorim dhe dyshime në lidhje me Lidija Dimovan, ndërsa Zyra e Prokurorit Publik dhe Policia Financiare ende po heshtin.
 
“Imagjinoni, një floktari e cila ka marrë 270,000 euro për edukim mediatik, në vitin 2017, ka një llogari përfundimtare me një fitim neto prej 3,000 denarë, ndërsa në vitin 2018 pas bashkëpunimit me Lidija Dimova dhe grandet, e njëjta floktari ka një fitim neto prej 2,700,000 denarë ose një floktari me dy karrige ka një fitim prej rreth 43,000 euro. Kjo është një rritje nga viti 2017 krahasuar me vitin 2018 prej 85,000% të fitimit.”,- tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
 
Me gjithë dyshimet e tilla, as Prokuroria Publike nuk po guxon të fillojë ndonjë procedurë hetimore, thonë nga VMRO-DPMNE. Një drejtor i tillë, sipas tyre, nuk duhet të drejtojë këtë institucion. 
 
NAIM RAMADANI