LSDM: Po investojmë në projekte infrastrukturore
Qeveria është e përkushtuar në investime serioze....

Qeveria është e përkushtuar në investime serioze për projekte kapitale infrastrukturore, thonë nga LSDM. Sipas maxhorancës, prioritet mbeten zhvillimi i infrastrukturës dhe sektori energjetik, që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
“Në kohë të krizës globale shëndetësore dhe ekonomike, investimet në infrastrukturë janë të një rëndësie të veçantë për tejkalimin më të shpejtë të pasojave negative ekonomike. Në shtet, në rrjedhojë e sipër është ndërtimi i 190 kilometrave rrjet rrugor në vlerë prej 800 milion euro.”,- deklaroi deputeti i LSDM-së, Dime Velkovski.
Sipas tij, po punohet me intensitet të shtuar edhe në autostradën Kërçovë-Ohër, ndërsa në autostradën Shkup-Bllacë kontraktori i seksionit të parë tani më është vënë në punë.
Në rrjedhë e sipër është edhe rehabilitimi i 208 kilometrave rrjet rrugor në vlerë prej 42 milion euro, ndërsa janë të siguruara 70 milion euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve dhe rrugicave nëpër komuna.
Në rrjedhë janë edhe 29 projekte për ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve e po përgatiten edhe 14 projekte.
Në pesë komuna: Probishtip, Negotinë, Vinicë, Shën Nikollë dhe Butel në rrjedhë është ndërtimi i 506 banesave sociale. Edhe projekti i gazifikimit, sipas LSDM-së, është realizuar 60% i seksionit Shkup-Tetovë-Gostivar, me gjatësi prej 86 kilometra në vlerë prej 29 milion euro.
Në seksionin Negotinë-Kavadar-Manastir është realizuar mbi 89% e punës nga gjatësia e tërësishme prej 92 kilometra në vlerë prej 36.4 milion euro, tha Velkovski. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
