Maqedoni

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, MPB: U regjistruan 10 mijë sanksione në 20 ditë

12.10.2020 15:17

MPB vazhdon me aksionet e përforcuara të kontrollit në komunikacion....

MPB vazhdon me aksionet e përforcuara të kontrollit në komunikacion. Në 20 ditë që nga fillimi i këtij aksion, janë dhënë mbi 10 mijë sanksione. Vetëm të dielën në Shkup janë gjobitur 332 shoferë, 109 për tejkalim të shpejtësisë. MPB doli në aksion të përforcuar sot edhe në Veles. Edhe atje, për vetëm një orë, u kapën 70 shkelës të rregullave në qarkullim.
 
“Një orë deri sa jemi këtu kemi 70 sanksione dhe më së shumti janë sanksionuar motoçiklistët të cilët bëjnë shkelje në trafik, pastaj kemi makina të paregjistruara, vozitje pa patentë shofer, si dhe vozitje nën ndikimin e alkoolit. Në nivel shtetëror gjatë këtyre 20 ditëve, për aq sa zgjatin këto aksione të përforcuara të kontrollit, kemi mbi 10 mijë sanksione edhe atë më së shumti për tejkalim të shpejtësisë, për makina të paregjistruara, shkeljet që i bëjnë motoçiklistët si dhe makinat tjera.”,- tha Toni Angellovski nga MPB.