Prishen ndërtimet pa leje në Vevçan, në Ohër stagnon procesi, Struga pa aksion

12.10.2020 15:31

Në komunën e Vevçanit kanë filluar të prishin ndërtimet pa leje....

Në komunën e Vevçanit kanë filluar të prishin ndërtimet pa leje, teksa në Ohër procesi ka stagnuar dhe në Strugë nuk ka aksion të prishjes. Në Vevçan vetë pronarët kanë pranuar që t’i prishin të gjitha ndërtimet pa leje.

Nga komuna thonë se për prishjen e ndërtesave që janë në listë, është shpallur një tender.

“Të them ndërtesa të reja të ndërtuara në 2013, u bënë zgjidhje për to në 2015. Ju e dini që është e vështirë për kompanitë të heqin ndërtesat e paligjshme, veçanërisht në komuna të vogla, ne kemi një problem me këtë, por ju e dini se si është dhe vetë njerëzit po bëjnë presion përmes inspeksioneve administrativë.",- tha kryetari i komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski.

Nga iniciativa SOS - Ohër kanë reaguar disa herë për ndërtimet në bregun e liqenit në Strugë. Ata edhe njëherë u kanë bërë thirrje autoriteteve të fillojnë prishjen e ndërtimeve.

“Në kundërshtim me ligjet, në kundërshtim me Planin e Menaxhimit me Rajonin e Ohrit, në kundërshtim me rekomandimet e UNESCO dhe ICOMOS, bregu i Liqenit të Ohrit brenda kufijve administrativë të komunës së Strugës është plotësisht i uzurpuar, i rrethuar, i betonuar e i privatizuar. Mesa duket këto nuk janë ndërtime pa leje, sipas kryetarit Merko.",- u tha nga SOS – Ohër.

Komuna e Ohrit ishte e para që nisi me zgjidhjen e problemit të ndërtimeve pa leje që në korrik, por që nga mesi i gushtit aktiviteti është stagnuar.

“Komuna e Ohrit tashmë ka filluar aktivitetet për largimin e objekteve të paligjshme, sipas dinamikës së përcaktuar. Siç është planifikuar, prishen objektet te të cilët nuk ka pengesa ligjore për prishje.”, - thonë nga komuna e Ohrit.

Tri ditë më parë, u publikua Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. Ndër temat e tjera, u përmend trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit dhe u tha që priten hapa konkretë për mbrojtje. (Ilmije Zhaku, TVM2)