Analistët: Gjobat të papërballueshme

06.11.2014 16:35

Gjobat dhe shuma e tyre në para, sipas saj, mund të godasë më shumë të varfrit, të cilët nuk janë në gjendje t’i shlyejnë të njëjtat......

Vërejtjet dhe sensibilizimi bashkë me stimulimin mund të jenë masa e duhur në përmbushjen e normave ligjore në raport me gjobat e mëdha, tha profesoresha, Mirjana Najçeska, gjatë një debati kushtuar zbatimit të sanksioneve dhe përballjes së qytetarëve me to.

Gjobat dhe shuma e tyre në para, sipas saj, mund të godasë më shumë të varfrit, të cilët nuk janë në gjendje t’i shlyejnë të njëjtat.

“Ajo që në botë ndodhë veçanërisht kur bëhet fjalë për këtë lloj shkelje të ligjit janë dy drejtime të zhvillimeve. Në radhë të parë para se të aplikohen gjobat në para praktikohen shumë vërejtje, ndërsa ajo që më së shumti në botë praktikohet është stimulimi i qytetarëve për veprime të caktuara”- deklaroi profesoresha universitare, Mirjana Najçeska.

Ndërkohë, profesori, Vanço Uzunov, tha se numri i madh i sanksioneve mund të prodhojë kundër-efekt, duke e shndërruar qytetarin të paaftë të përballet me to.

“Rritja e numrit të veprave që sanksionohen, njeriun racional e sjell në situatë absurde, që nuk e di nga çfarë të mbrohet, sepse gjithçka mund të gjobitet”- tha profesori universitar, Vanço Uzunov.

Ligji i ri për Trafik Rrugor parashikon gjoba të mëdha për shkelësit e tij, ndërkohë nga Ministria e Brendshme e kanë arsyetuar atë se bëhet fjalë për ngritjen e vetëdijes dhe respektimin e rregullave nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.  (Naim Ramadani, TVM2)