Botë
Varhelyi në izolim, një pjesëtar i stafit pozitiv me Covid-19
12.10.2020 16:22
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi...

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se është në vetizolim, pasi një anëtar i ekipit të tij është diagnostikuar me COVID-19.
“Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vetizolohemi në përputhje me udhëzimet. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative”, shkruan Varhelyi.
Gjatë javës së kaluar, komisioneri per zgjerimin vizitoi Shqipërinë, Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit, ku prezantoi planin e ri të investimeve në Ballkanin Perëndimor.
