Maqedoni

Dyshimet për keqpërdorime, Ivanovska: Të vërtetohet ku është përgjegjësia

12.10.2020 17:12

Sa më parë institucionet të mbarojnë procedurën rreth dyshimeve në lidhje me pagesën e fondeve në kuadër...

Sa më parë institucionet të mbarojnë procedurën rreth dyshimeve në lidhje me pagesën e fondeve në kuadër të programeve evropiane të arsimit dhe mobilitetit, porosit kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Për TVM-në ajo thekson se Komisioni ka pranuar më shumë informacione rreth dyshimeve me financimin e një projekti specifik nga Agjencisë Kombëtare dhe ka kërkuar nga Policia Financiare, Prokuroria Publike, Ministria e Arsimit, të dhëna me qëllim që të vërtetohet se e kujt është përgjegjësia.
 
“Nëse duhet, do të drejtohet përgjegjësia drejt drejtoreshën, e nëse jo, duhet të vërtetohet se kundër kujt, që të përfundojë kjo përrallë. Aq më shumë se bëhet fjalë për mjetë financiare nga Europa dhe do të ishte jofalënderuese nga ana jonë të kemi shpenzime të këtyre mjeteve pa ndonjë synim.”,- theksoi kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
 
Komisioni Europan ndërkohë thotë se është i njohur me realizimin e programit “Erasmus plus”. Dyshimet për harxhime të parregullta dhe akuzat eventuale, po ndiqen me vëmendje, e nëse vërtetohet se ka pasur parregullsi, mjetet do të kthehen, thonë nga KE. Megjithatë thonë se nuk mund të flasin konkretisht përderisa ende po hetohen dyshimet. Komisioni Evropian në raportin e fundit doli sërish me vërejtje për korrupsionin.
 
Ivanovska shprehet se tek ne për fat të keq ajo është mënyra e jetesës, pasojë e mentalitetit, andaj çdo tentativë kundër korrupsionit shkon me tempo të ngadalshme. Thotë se janë të nevojshme vendime sistematike më të mira. Korrupsioni në bazë të ligjit duhet të pamundësohet ndërsa ligjet e tjera të zbatohen si duhet. Nga Komisioni Evropian janë decid se rekomandimet e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit janë të obligueshme për autoritetet. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI