Maqedoni

Dimova: Me mediat që shpifën, do të takohemi në gjyq

12.10.2020 17:28

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare, Lidija Dimova, ka reaguar ndaj akuzave përmes një deklarate për opinion...

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare, Lidija Dimova, ka reaguar ndaj akuzave përmes një deklarate për opinion. Ajo i cilëson shpifje publikimet në media se Agjencia financoi një floktar me shuma të mëdha.
 
“Agjencia Kombëtare nuk ka financuar një sallon parukerie, megjithëse kjo në të kaluarën edhe është lejuar edhe është bërë. Agjencia financoi kompaninë "Vlera e njohurive evropiane", emri i së cilës është “E.V.E.Z. - Trejd”, një firmë e regjistruar edhe në Regjistrin Qendror. Selia e kësaj kompanie është në adresën ku rastësisht në këtë moment kryhet një aktivitet parukerie, sepse personi që përdor atë lokal e kryente atë veprimtari. Sidoqoftë, parukeri nuk është as Zoran Zlatkovski, as ndonjë person nuk ka lidhje me grandet e programit “Erasmus plus”, të cilat financohen sipas procedurave të rrepta të përshkruara nga Brukseli”,- sqaron Dimova.
 
Për të hequr dyshimin për abuzime të mundshme, vetë kryeministri Zaev kërkoi nga drejtoresha e Agjencisë të sqarojë në një konferencë për shtyp, për të gjitha detajet në lidhje me ndarjen e fondeve.