Maqedoni

Covid-19, 5 viktima, 177 të infektuar e 107 të shëruar

12.10.2020 17:31

5 qytetarë e humbën betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit....

5 qytetarë e humbën betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Viktimat janë një 67 vjeçar nga Tetova, një 68 vjeçar nga Kriva Pallanka, dy banorë të Koçanit, një 70 vjeçar dhe një 73 vjeçar si dhe një 87 vjeçar nga Strumica.
 
I ulët ka qenë numri i të infektuarve të rinj në krahasim me ditët e kaluara, megjithatë edhe numri i testimeve është shumë më i ulët. Nga 778 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar 177 raste të reja pozitive. Sërish në listën e qyteteve me më shumë raste, kryeson Shkupi me 96 raste, në Tetovë 10 në Koçan 10 dhe qytetet e tjera kanë më pak se 10 të infektuar.
 
ISHP ka regjistruar 107 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit. Edhe nga numri i të shëruarve kryeson Shkupi, me 44. Aktualisht në vend ka 4015 raste aktive.