Qendër e re mjekësore për “ebolën” në Liberi
Është hapur një qendër e re për trajtimin e të infektuarve me virusin “Ebola”, gjegjësisht për trajtimin e punëtorëve të angazhuar medicinal, të cilët janë infektuar gjatë përkujdesjes së viktimave.........

MMU Qendra ka në dispozicion 25 shtretër dhe do të fillojë të pranojë pacientë të prekur me këtë virus nga 8 nëntori, si ata vendas po ashtu edhe ata ndërkombëtarë, nëse nuk merren gjatë luftimit të “Ebolës” në qendra të tjera trajtuese në mbarë vendin.
"Ata janë të trajnuar për të shpëtuar jetë, ndërsa ata japin jetë. Këta janë mjekët dhe motrat medicinale, asistentët, si dhe punëtorët që mbështesin punëtorët, të cilët përkujdesen, të cilët tani janë atje duke mos e ditur se çfarë i pret atje, por duke demonstruar profesionalizmin e tyre, si dhe shërbimet. Kjo i bën të paguajnë ata çmimin përfundimtar”- deklaroi presidenti i Liberisë, Ellen Johnson-Sirleaf.
Sipas raporteve të OBSH-së, rreth 5000 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i keq i këtij virusi vdekjeprurës dhe përafërsisht gjysma e vdekjeve kanë ndodhur në Liberi, duke e bërë atë qendër të përpjekjeve amerikane për ndalimin e burimit të saj.
Presidenti, Barack Obama, i kërkoi Kongresit të SHBA-ve të mërkurën, për të miratuar 6.18 milionë dollarë në fonde të reja të rasteve të jashtëzakonshme në këtë vit për të luftuar “Ebolën” në Afrikën Perëndimore, si dhe në Shtetet e Bashkuara. (Leunora Kaliqi, TVM2)
