Botë

Covid-19, 4 viktima në Shqipëri, një viktimë në Kosovë

12.10.2020 18:10

Në Shqipëri në 24 orët e fundit u regjistruan 4 viktima nga Covid-19....

Në Shqipëri në 24 orët e fundit u regjistruan 4 viktima nga Covid-19. Gjithashtu nga testimi I 952 monstrave të marra, pozitivë rezultuan 171 qytetarë. Betejën Covid ndërkohë e kanë fituar 85 qytetarë. Në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Aktualisht në Shqipëri ka 5561 raste aktive. Qeveria në Tiranë e ka bërë të detyrueshme maskën edhe në hapësirat publike, duke u nisur nga kjo e enjte.
 
Në Kosovë ndërkohë  gjatë 24 orëve të fundit, u regjistrua një viktimë nga Covid-19. Atje  janë testuar gjithsej 702 mostra,  prej të cilave rezultuan 68 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë. Numri i rasteve aktive në Kosovë është 1.231.