Maqedoni
Rasti “Zhvatja”, Zoran Mileski duhet të paraqitet në burg
12.10.2020 13:19
Zoran Mileski duhet të paraqitet për të vuajtur dënimin me burg prej 3 vjetësh për rastin "Zhvatja"....

Zoran Mileski duhet të paraqitet për të vuajtur dënimin me burg prej 3 vjetësh për rastin "Zhvatja".
Ai ka sqaruar se nuk ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e dënimit dhe do të paraqitet për të vuajtur të njëjtin. Mileski u deklarua fajtor në fillim të gjykimit, e pas kësaj, atij menjëherë iu caktua masa e dënimit. Përveç Milevskit, në të njëjtin proces, u dënua me 7 vjet burg ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, dhe me 9 vite i akuzuari i parë, Bojan Jovanovski, që aktualisht po shërohet pas një operacioni në tëmth, pas të cilit duhet të kthehet në burg. Milevski, akuzohet si ndërmjetësuesi dhe organizatori i takimeve mes Jovanovskit dhe bashkëshortes së Orce Kamçevit. Në këto takime thuhet se u kërkua dhe u mor ryshfet në mënyrë që Kamçevi të merrte trajtim më të butë në çështjen "Perandoria", të hapur nga PSP, ku ai është i dyshuar.
Në vendimin e gjykatës thuhet se për këtë, ata i morën Kamçevit rreth 1.5 milion euro. Milevski fillimisht ishte në arrest shtëpiak dhe pasi paraqiti garancinë e pasurive të patundshme prej 13 milion denarë, masa e arrestit shtëpiak iu hoq.
