Botë
Vendimi i Apelit, s’la lehtësime për drejtuesit e “Agimit të Artë”
12.10.2020 18:35
Gjykata Penale e Apelit prej tre anëtarësh nuk dha asnjë lehtësim për shtatë drejtuesit e organizatës kriminale greke “Agimi i Artë”....

Gjykata Penale e Apelit prej tre anëtarësh nuk dha asnjë lehtësim për shtatë drejtuesit e organizatës kriminale greke “Agimi i Artë”. Vetëm katër ish-deputetë “fituan” rrethana lehtësuese që do të sjellin ndryshime në kontekstin e dënimit me të cilin përballen. Në mënyrë të veçantë, Krysovalantis Alexopoulos dhe Stathis Boukouras morën zbutje për sjellje të mirë pas operacionit. Nikos Michos përfitoi lehtësime për pendim të sinqertë, ndërsa Michael Arvanitis atë të jetës ligjore.
Ndërkohë tetë të pandehur u identifikuan se ishin në moshë puberteti. Tre prej tyre janë të përfshirë në rastin e vrasjes së Pavlos Fyssas, katër në sulmin kundër peshkatarëve egjiptianë dhe një në sulmin kundër posterave të PAME. Edhe dy të akuzuarit u vlerësuan për sjellje e mirë. Deputeti Giannis Lagos paraqiti një kërkesë për përjashtimin e trupi gjykues, duke e akuzuar atë për paragjykim.
