Projekti “Ushqehu shëndetshëm”
Projekti qeveritar “Ushqehu Shëndetshëm”, si duket ka zgjuar interesimin e kompanive vendore dhe tregjeve ndërkombëtare.......

Me qëllim të promovimit të projektit në fjalë, Agjencia “Open trejd Svind” nga Suedia organizoi një seminar, në të cilin para 24 kompanive të Maqedonisë u prezantuan mundësitë e import-eksportit të artikujve të freskët ushqimor nga tregu suedez.
Sipas ambasadorit, Strafanson, Maqedonia ka potencial dhe kualitet të lartë të prodhimeve të freskëta ushqimore, kështu që tregut evropian mund t’i ofrojë ushqime kualitative.
“Mundet edhe më shumë të bëhet, sepse Suedia është treg i hapur dhe importon ushqim të freskët. Blerësit suedez janë të hapur dhe duan të shijojnë prodhime të reja që vijnë nga vendet e tjera. Kualiteti i prodhimeve tuaja, pemët, perimet dhe vera kanë kualitet të lartë dhe shpresoj se nga ky seminar do të kontribuohet që të rritet importi jonë nga Maqedonia”- deklaroi ambasadori i Suedisë në Maqedoni, Mats Strafonson.

Sipas prezantimeve dhe analizave të bëra, Maqedoninë e pret një e ardhme e ndritur ekonomike dhe pritet që në një periudhë të afërt të rriten kërkesat për import më të madh të prodhimeve nga Maqedonia. (Valbon Bexheti, TVM2)
