Botë, numri i rasteve me “Covid-19” tejkalon 38 milionë

13.10.2020 11:47

Numri i të prekurve nga COVID-19....

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 38 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 38.043.916 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8.037.789 raste deri më tani. Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India, Brazili, Rusia, Kolumbia, Spanja, Argjentina, Peruja, Meksika, Franca dhe Afrika e Jugut. Deri më tani jetën e kanë humbur 1.085.375 persona.

Ndërkohë, 28.606.252 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 8.352.289 raste aktive.

Ndërkohë kompania amerikane “Johnson & Johnson” ka pauzuar përkohësisht hulumtimin klinik të vaksinës potenciale kundër coronavirusit, për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme te pjesëmarrësit.

Kompania Johnson & Johnson ka njoftuar se muajin e kaluar vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 ka prodhuar imunitetit në fazën e hershme të testimit, ku më pas kishte filluar faza finale e testimit tek më shumë se 60 mijë pjesëmarrës, e rezultatet priteshin të bëhen publik në fillim të kësaj jave apo asaj të ardhshme.