Maqedoni
Aktvendimi për shpifje ndaj Ruskoskës, “padia e Ruskoskës është e pabazë”
13.10.2020 15:18
Gjykata civile ka hedhur si të pabazë padinë për shpifje të prokurores publike për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskoska...

Gjykata civile ka hedhur si të pabazë padinë për shpifje të prokurores publike për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskoska, ndaj VMRO-DPMNE-së. Ruskoska paditi VMRO-DPMNE-në për shkak të spoteve të realizuara për fushatën zgjedhore nga zgjedhjet e fundit parlamentare 2020 të titulluara "Përrallë kriminale" dhe "Shtand i gënjeshtrave", ku është përmendur dhe përdorur figura e prokurores Ruskoska. Sipas padisë, me këtë video është prishur reputacioni dhe nderin e prokurores.
Për avokatin e paditëses Ruskoska, Pançe Eftimov, aktvendimi i sotëm ka të bëjë me atë se gjykatësit e zgjedhur akoma u nënshtrohen atyre që i kanë zgjedhur.
“Do të shohim se çfarë do të jetë shpjegimi në aktvendimin e punuar me shkrim dhe të njëjtën do ta ankimojmë. Sipas nesh, janë të plotësuara kushtet për shpifje dhe përgjegjësi, por të shohim se si ka menduar gjykata dhe cili ka qenë qëllimi. Nëse e përdorim gjuhën e VMRO-DPMNE-së, kritika publike dhe sarkazmi del që gjykatësi Sfarovski, i zgjedhur nga fletorja prapëseprapë nuk mund të gjykojë kundër atyre që e kanë zgjedhur dhe se akoma e mbajnë për veshë.”,- tha avokati, Pançe Eftimov.
Në shpalosjen e aktvendimit për këtë rast nuk mori pjesë avokati mbrojtës i VMRO-DPNE-së, Pançe Boshkovski. Ai më herët kishte deklaruar se në këtë rast bëhet fjalë për shprehje të mendimit kritik në pajtueshmëri me standardet evropiane. Gjatë padisë së parashtruar Ruskoska si dëmshpërblim kishte kërkuar 615 mijë denarë, ndërsa pas vendimit gjyqësor ajo duhet të paguajë shpenzime gjyqësore në vlerë prej 91 mijë denarë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
