Maqedoni
Covid-19, 80 raste të reja, 3 të vdekur e 97 të shëruar
13.10.2020 15:34
Në RMV brenda 24 orëve janë kryer 680 testime dhe janë regjistruar 80 raste të reja të Covid-19....

Në RMV brenda 24 orëve janë kryer 680 testime dhe janë regjistruar 80 raste të reja të Covid-19. Në Shkup - 54, Gostivar – 7, Veles - 4, nga tri raste të reja janë regjistruar në Tetovë, Koçan, nga dy raste ka në qytetet e Shën Nikollës, Kavadarit dhe në Vinicë, ndërsa vetëm nga një rast janë regjistruar në qytetet e Kumanovës, Dellçevës dhe Kriva Pallankës. Betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 persona, një nga Shkupi i moshës 48 vjeç, një nga Struga 78 vjeç dhe një banor i Strumicës i moshës 68 vjeç.
Brenda 24 orëve, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar, ku numri më i madh i të shëruarve janë nga kryeqyteti. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 nga fillimi i epidemisë ka arritur në 21 193, ndërsa i të shëruarve 16 397, derisa numri i përgjithshëm që kanë humbur betejën me Covid-19 është 800. Për momentin raste aktive në vend janë 3996. Ndërkohë, Qeveria pritet të vendos për masa të reja anti-Covid, që tashmë janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë.
Komisioni për Sëmundjet Infektive ka propozuar dhe rekomanduar një sërë masash, pas rritjes së rasteve të infektimeve deri në mbi 380 në ditë. Komisioni për Sëmundjet Infektive ka propozuar: mbajtjen e detyrueshme të maskës edhe në ambiente të jashtme, ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00 dhe kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.
REJHANE BUSHI METAJ
