Shoqata e Ndërtimtarisë: Kërkojmë ndryshime në procedurat e tenderimit
Kompanitë e ndërtimit kërkuan prioritet nga shteti....

Kompanitë e ndërtimit kërkuan prioritet nga shteti gjatë shpalljes së tenderëve publik, pasi konsiderojnë se si nënkontraktorë e kanë të pamundur zhvillimin, njofton “TVM2”.
Gjatë takimit me ministrin e transportit dhe lidhjeve, Shoqata e Ndërtimtarisë pranë Odës Ekonomike kërkoi ndryshime në dispozitat ligjore me qëllim që t’iu mundësohet të jenë kontraktues kryesorë në ndërtimin e projekteve shtetërore.
“Shteti duhet të ndërmarrë më shumë në drejtim të realizimit të investimeve kapitale, veçanërisht, për më tepër koordinim mes komunave dhe ndërmarrjeve publike me të vetmin qëllim që edhe ndërtimi të mbijetojë. Të vazhdojnë masat për ndihmë të pagave të punëtorëve, administrata të bëhet më fleksibile, si dhe të sigurohet ndihmë edhe për kompanitë eksportuese.”,- tha Andrea Serfaimovski nga Shoqata e Ndërtimtarisë.
Boçvarski: Do t’i lehtësojmë procedurat administrative
Ministri Boçbarski theksoi se edhe përkundër përfshirjes së këtij sektori në pakon e katër të masave, do të angazhohet që përmes një sërë masash të lehtësojë procedurat administrative të këtij sektori.
“Nëse duam të jemi konkurrues para së gjithash në institucione duhet t’i përmbushim nevojat e qytetarëve, kompanive, që t’i përshpejtojmë procedurat, të zbatojmë rregullat ligjore, me qëllim që ata të realizohen me një tempo më të përshpejtuar, ndërsa kompanitë të vazhdojnë të përmirësojnë kapacitetet që të mund t’iu përgjigjen kërkesave në vend, por edhe në tregun e huaj.”,- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Bovçvarki theksoi se në periudhën në vijim edhe përkundër krizës me koronavirusin që pason, fokusi i kryesor i institucioneve do të jetë përshpejtimi i realizimit të investimeve kapitale. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
