Maqedoni

Dimova: Nuk do të jap dorëheqje

13.10.2020 16:32

Drejtoresha e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova..

Drejtoresha e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova, nuk do të japë dorëheqje derisa të zbulojë se si janë keqpërdorur  2.2 milion euro, para evropiane gjatë periudhës që ka qeverisur VMRO-DPMNE. Ajo thotë se sulmet e opozitës janë të pabaza, pasi që ajo vetë nuk mund të ndajë para evropiane, por se ajo bëhet sipas rregullave rigoroze dhe gjithmonë shtypet buton për aplikim automatik. Më duhet të zhgënjej opozitën, nuk do të jap dorëheqje deri sa të zbardhet rasti. 
 
“Njëherë kur të hyn në bazën e sistemit në Bruksel më të dhënat, nuk mund të fshihen. Nuk ka diçka që mund të bëjë unë ose cilido person tjetër nga Agjencia për të fshirë të dhënat. Unë do të qëndroj në këtë Agjenci deri në momentin që të zgjidhet dilema e saktë se çka ndodhi me 2.2 milion eurot që janë keqpërdorur në kohën e VMRO-DPMNE-së.”,- tha drejtoresha e ANPAE, Lidija Dimova.
 
VMRO–DPMNE: PP të hapë lëndë për keqpërdorim të parave
 
Nga VMRO-DPMNE ripërsëritën se Dimova duhet të japë dorëheqje, ndërsa ftojnë prokurorinë publike që të hap lëndë për keqpërdorimin e parave evropiane. 
 
“Ajo që trishton është heshtja e institucioneve të cilat që praktikisht veç më duhej të punojë në këtë rast, e ajo është Ministria për Arsim dhe Shkencë, Policia Financiare, MPB-ja dhe PP-ja, e cila si zakonisht është në gjumë dhe nuk i hetojë të gjitha rastet e dyshimta, ku Zoran Zaev i mbron të involvuarit.”,- theksoi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
 
Për rastin folën edhe nga KE-ja. Ata thonë se të gjitha rastet e pretenduara për keqpërdorim shqyrtohen dhe atje ku bëhet fjalë për para evropiane dhe ku do të ketë parregullsi do të identifikohet e më pas dorëzohet te trupi evropian për luftë kundër keqpërdorimeve ndërsa mjetet financiare do t’i kthehen pas BE-së.  
 
SANIJE DURAKU