Debat në temën: “Femrat, paqja dhe siguria 2020-2025”
Barazia gjinore dhe përfshirja e femrave në fushat specifike...

Barazia gjinore dhe përfshirja e femrave në fushat specifike krijon kushte për shoqëri më të sigurt, më stabile dhe më rezistente, thekson Radmilla Shekerinska, e cila shtoi se që nga zgjedhja e saj si ministre e mbrojtjes ishte e vetëdijshme për sfidat me të cilat do të përballet duke luftuar vazhdimisht të ndryshojë gjërat me krijimin e kushteve për hapjen e fushës së Armatës sa më shumë për femrat.
“Dëshmuam se gjatë tri viteve gjatë të cilave u sigurua edhe anëtarësimi i vendit në NATO edhe kushte më të mira për Armatën dhe nuk harruam temën e cila mendojmë se është shumë e rëndësishme, ndërsa ajo është që Armata dhe mbrojtja do të jenë më të mira dhe më të fuqishme nëse aty janë të mirëseardhur edhe gratë edhe burrat njësoj.”,- deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Ky Plan është indikatorë kyç për rrugën euroatlantike, vlerat dhe standardet e vendit, theksoi atasheu i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në vend.
“Plani Nacional është definitivisht i rëndësishëm nga perspektiva e mbrojtjes dhe sigurisë, i cili mundëson vendeve të rrisin influencën e tyre brenda dhe të kontribuojnë në NATO.”,- tha atasheu i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkoloneli Endrju Lejton.
Ndryshe, sot u zhvillua panel diskutimi i cili promovoi Planin e Dytë Nacional, që shënon 20 vjetorin e Rezolutës 1325 të KB-së “Femrat, paqja dhe siguria 2020-2025”, i cili po implementohet me mbështetjen e Mbretërisë se Bashkuar dhe ka për qëllim kyçjen e grave në të gjitha fushat e jetës me theks të veçantë në një profesion specifik si sfera e mbrojtjes. (Leunora Kaliqi, TVM2)
