Maqedoni

Shekeriska: RMV dhe Bullgaria të tejkalojnë dallimet

13.10.2020 17:00

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të ulen dhe të zgjidhin problemin e shtruar në tavolinë, me argumente....

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të ulen dhe të zgjidhin problemin e shtruar në tavolinë, me argumente, me vullnet politik dhe me kontribut për rajon stabil dhe të sigurt, tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Ajo thekson se qeveria po punon në mënyrë konstruktive që të tejkalojë dallimet me Bullgarinë dhe pret të njëjtën ta bëjë edhe pala tjetër. Problemet duhet zgjidhur e jo zmadhuar, potencon Shekerinska.
 
“Me kolegun Karakaçanov kemi tema rreth të cilave nuk pajtohemi dhe realisht nuk do të pajtohemi, por ka një çështje  për të cilën paguhemi si të zgjedhur dhe duhet ta zgjidhim atë çështje dhe ajo është që rajoni ku jetojmë të jetë stabil dhe i sigurt. Mundi ynë për rajon të sigurt dhe stabil duhet të jetë fqinjësia e mirë, zgjidhja e probleme dhe rezultatet nga ajo punë janë më të mira nëse bisedojmë me argument dhe me vullnet të gjendet zgjidhje dhe jo me emocione dhe me tentim të imponohet zgjidhje.”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, në takim me ambasadorin e Sllovakisë, Henrik Markush, ka potencuar se në fazën ku gjendet tani Maqedonia e Veriut, marrëdhëniet bilaterale  me shtetet anëtare të BE-së janë më se të mirëseardhura. Ndërkohë, shpresat mbeten që fillimi i negociata me BE-në të nis në kohën e presidencës gjermane. Suzana Shuc - zyrtare e Ministrisë së Jashtme gjermane, në një konferencë online për Ballkanin Perëndimor e ka cilësuar problemin me Bullgarinë të komplikuar, ndërsa ka rekomanduar që të mos shtyhet problemi për më tutje.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU