Maqedoni
Qeveria, u miratuan masat e reja anti-Kovid
13.10.2020 16:13
Qeveria ka miratuar masat e reja anti Kovid, me ç’rast maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura...

Qeveria ka miratuar masat e reja anti Kovid, me ç’rast maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura, transport publik dhe institucione publike.
Në mbledhjen e sotme Qeveria po ashtu ka vendosur për kufizimin e grumbullimeve pas orës 22, në vende publike dhe parqe ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave. Po ashtu kufizohet grumbullimi në ahengje familjare, përkatësisht nuk lejohen më shumë se 4 mysafirë.
Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave, distanca mes mysafirëve dhe shërbyesve dhe mbajtja e maskave.
