Maqedoni

Rasti “Syri i gjarprit 2”, 22 të dyshuarit u liruan nga akuza

13.10.2020 17:58

22 të dyshuarit në rastin “Syri i Gjarprit 2” janë liruar nga akuza për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”...

22 të dyshuarit në rastin “Syri i Gjarprit 2” janë liruar nga akuza për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ndërsa për disa nga të akuzuarit për “bashkim kriminel” rasti është e vjetërsuar.
 
Vendimi u miratua nga Gjykata Penale Shkup pas fjalëve përmbyllëse të prokurorit publik, të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre. Bëhet fjalë për rast nga viti 2008 kur policia arrestoi 25 punonjës të ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, të cilët u dyshuan për moslëshim faturash fiskale, për përfitim personal.