Maqedoni

Greqi, mbetet në fuqi vendimi për test PSR

13.10.2020 19:00

Greqia vazhdon ti mbajë të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje përfshi edhe Maqedoninë e Veriut...

Një Qarkorja e re, që iu dërgua pikave kufitare pak pas orës 12 të mesditës përcakton masat shtrënguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor.

Mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike.

Edhe shtetet tjera fqinje Bullgaria dhe Serbia kërkojnë test PCR për shtetasit e vendit. Ndërsa pa PCR test aktualisht mund të udhëtohet vetëm në Kosovë dhe Shqipëri.