Bartels: Dyert e NATO-s janë të hapura
Kontributi i ARM-së në misionet paqeruajtëse, zbatimi i planit të veprimit për anëtarësim në NATO, zbatimin e objektivave të partneritetit dhe pjesëmarrjen në misionin e ushtrisë të udhëhequr nga NATO, si dhe reformat e mëtutjeshme janë temat të cilat janë diskutuar mes ministrit të Mbrojtjes, Zoran Jolefskit, shefit të shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Goranço Kotevskit dhe kryesuesit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneralit Knud Bartels......

Kotevski u shpreh se qëndrimi politik dhe kapaciteti i Armatës do të mundësojë që të vazhdohet me pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse në botë.
“E rëndësishme për Armatën e Maqedonisë dhe NATO-n është se bashkëpunimi i ndërsjellë medoemos duhet të vazhdojë, sepse kjo është rruga e vetme e Maqedonisë për anëtarësim në NATO”- deklaroi shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-s, Goranço Kotevski.
Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Knud Bartels, u zotua se personalisht do të angazhohet për anëtarësimin e vendit në NATO.
“Dyert e NATO-s janë të hapura për të gjitha shtetet evropiane dhe demokratike, të cilat i ndajnë vlerat e përbashkëta të aleancës sonë, që janë të gatshme t’i mbajnë përgjegjësitë që dalin nga anëtarësimi”- tha kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Knud Bartels.
Gjenerali Knud Bartels, do të qëndrojë në Maqedoni edhe gjatë ditës së nesërme, ku pritet të realizojë takim me presidentin, Gjorge Ivanov dhe ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Popovskin. (Sanije Kasami, TVM2)
