Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet BE-së furnizim me “Remdesivir”

14.10.2020 10:30

Maqedonia e Veriut nëpërmjet Bashkimit Evropian....

Maqedonia e Veriut nëpërmjet Bashkimit Evropian do të ketë qasje te ilaçi “Remdesivir”, i cili shërben për të trajtuar pacientët me COVID-19, bën të ditur minsitria e shëndetësiës.

Nga kjo minsitri thonë se Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Gilead” për blerjen e 500.000 dozave nga “Veklury” – emri brend i ilaçit “Remdesivir”, me mundësinë për rritjen e sasive.

“Marrëveshje e përbashkët për blerje është nënshkruar nga 36 vende, duke përfshirë vendet e BE-së, Norvegjinë dhe Islandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjashtë vendet kandidate për në BE, që përveç Maqedonisë së Veriut janë edhe Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, dhe Bosnja e Hercegovina”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se kjo është hera e gjashtë e zbatimit me sukses të procedurës së blerjes së ilaçeve.

Maqedonia e Veriut përmes Studimit klinik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tashmë e posedon ilaçin “Remdesivir”, ndërsa me këtë do të sigurohen sasi shtesë nga i njëjti ilaç.