VMRO-DPMNE: Masat e qeverisë, të dështuara
14.10.2020 10:56
Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e ka akuzuar sërish pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë....

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e ka akuzuar sërish pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë. Nga kjo parti thonë se masat dhe politikat e qeverisë kanë pësuar dështim. Sipas tyre, masa e fundit që dështoi është “Fundjava pa TVSH”.
“Në vend të kthimit të TVSH-së prej 17 milionë eurove që e premtuan, do të realizohet vetëm 1 milionë euro. Kjo tregon se masa nuk ishte mjaftueshëm e mirë dhe e menduar, por njëkohësisht tregon se populli nuk ka mjaftueshëm para, për shkak të rënies drastike të standardit”, thonë nga VMRO. Sipas partisë opozitare “Maqedonia është pika e zezë, duke mbajtur rekord për numrin e vdekjeve nga virusi Korona, ndërsa situata ka dalë nga kontrolli”.
