Maqedoni

VMRO-DPMNE, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

13.10.2020 20:32

VMRO-DPMNE sërish ka protstuar kundër shtrenjtimit të energjisë elekrike...

VMRO-DPMNE sërish ka protstuar kundër shtrenjtimit të energjisë elekrike. Vlladimir Nellovski nga kjo parti deklaroi se edhe marshi i sotëm protestues në Shkup ka për qëllim të theksoj dy kërkesa, atë për dorëheqjen e anëtarëve të komisionit rregullatorë dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.
 
"Ky pushtet mafioz dhe komisioni rregullator përsëri është i shurdhër për kërkesat e qytetarëve. Ne si VMRO-DPMNE përsëri dolëm në këtë tubim protestues ku parashtruam dy kërkesat tona që të kthehet gjendja e më parshme e energjisë elektrike dhe komisioni rregullatorë dhe kryetari Bislimovski të marrin guxim dhe të tërhiqen nga komisioni që të vijnë njerëz ekspert në këtë fushë që ta kryejnë punën jo nën dirigjimin e pushtetit dhe zoran zaevit por ashtu siç duhet. Nëse qeveria ka mundësi që të organizoj trjanimin e gomarëve dhe saloneve të ondulimit, pushteti duhet të ketë edhe mirkuptim për qytetarët dhe të gjej zgjidhje për vështërsitë me të cilat po përballen për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne jemi vendi i vetëm që në kulmin e pandemisë qytetarët kanë edhe një ngarkesë të paguajnë energji më të shtrenjtë."- tha Vladimir Neloski nga VMRO-DPMNE.