Kuvendi miratoi ligjin për hua nga BNRZH

14.10.2020 11:21

Kuvendi republikan mbrëmë me 52 vota “për”...

Kuvendi republikan mbrëmë me 52 vota “për”, 17 “kundër” dhe asnjë abstenim, miratoi Ligjin për huamarrje të Maqedonisë së Veriut tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për të financuar Projektin e menaxhimit urgjent me “Covid-19”.

Sipas propozuesit të projekt-ligjit, Ministria e Financave, kredia ka për qëllim të parandalojë, zbulojë dhe të përgjigjet ndaj kërcënimit të koronavirusit “Covid-19”, si dhe përforcimin e sistemeve kombëtare të përgatitjes së shëndetit publik të vendit. Vlera e përgjithshme e projektit është 90 milionë euro. 

Deputetët e opozitës ishin kundër pasi sipas tyre, me këtë hua vendi do të hyjë në borxh të ri në kurriz të qytetarëve dhe nuk është e qartë se për çfarë saktësisht do të shpenzohen paratë.