MPB, dje 624 gjoba për mosmbajtjes së maskës
14.10.2020 11:47
Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me aktivitetet....

Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga virusi korona.
Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 624 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.
MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.
