Maqedoni

Tejkalimi i mosmarrëveshjeve, takimi i dhjetë i komisionit RMV-Bullgari

14.10.2020 14:07

Nesër dhe pasnesër mblidhen komisionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.....

Nesër dhe pasnesër mblidhen komisionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në tryezë në takimin e dhjetë të Komisionit bilateral multidisiplinar për çështje historike dhe edukative, janë çështjet dhe temat që synojnë tejkalimin e mosmarrëveshjeve historiografike, si dhe çështjet që kanë penguar punën e Komisionit në të kaluarën. Takimi mbahet pas një pauze të gjatë dhe është planifikuar të përfundojë me diskutimin e filluar tashmë në lidhje me harmonizimin e rekomandimeve për tekstet shkollore të historisë për klasën e 7-të në Maqedoninë e Veriut.
 
Të premten pas takimit, është planifikuar deklaratë e përbashkët për mediat e dy bashkëkryesuesve të Komisionit, Dragi Gjorgiev nga Maqedonia e Veriut dhe Angel Dimitrov nga pala bullgare. Takimi i dhjetë është takimi i parë i Komisionit këtë vit. Në qershor, Komisioni mbajti një takim virtual për të diskutuar përmbajtjen e procesverbalit të takimit të nëntë.