Maqedoni
VMRO-DPMNE: Koncesion 30-vjeçar për kompaninë e familjes Zaev
14.10.2020 15:51
VMRO-DPMNE akuzon qeverinë se më 6 tetor i ndau një koncesion 30 vjeçar ndërmarrjes familjare për tulla të Trajçe Zaevit...

VMRO-DPMNE akuzon qeverinë se më 6 tetor i ndau një koncesion 30 vjeçar ndërmarrjes familjare për tulla të Trajçe Zaevit, Vice dhe Katerina Bojoviç Zaeva, për shfrytëzimin e burimeve minerale në vendin Raborci në Strumicë. Ky është konflikt interesi dhe abuzim klasik, privatizim klasik i qeverisë dhe burimeve të shtetit, një politikëbërje tërësisht joetike, akuzon opozita, duke i kërkuar Anti-korrupsionit të hapë sytë e të hetojë.
“Kjo nuk është hera e parë që Zaev favorizon kompaninë e Bate Vices dhe Bate Trajçes - një kompani me xhiro vjetore prej mbi 5 milion euro. Elenica, që u gjend në mes të një skandali prej 220,000 euro parash nga Fondi i Inovacionit, këtë vit merr para si ndihmë shtetërore prej 841,000 denarë për pagat minimale për punëtorët, dhe tani Zaev ka siguruar një koncesion 30-vjeçar për burimet minerale. Bate Vice fiton miliona vetëm dhe vetëm për shkak të Zoran Zaevit. Në Maqedoni me Zaevin, nuk ka asnjë fond, asnjë ndihmë, asnjë koncesion për askënd, përveç për kompanitë e Bate Vices dhe mafias në pushtet.”,- theksoi Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
SEDAT SELIMI
