Maqedoni
O.K.H. “MERHAMET” dhe “TIKA”, mjete dezinfektuese për shkollat e Kumanovës
14.10.2020 16:13
Organizata Humanitare Kulturore “MERHAMET”, në bashkëpunim me “TIKA” e Turqisë...

Organizata Humanitare Kulturore “MERHAMET”, në bashkëpunim me “TIKA” e Turqisë, dhuruan mjete dezinfektuese si dhe termometër për matjen e temperaturës, për shkollat fillore të qytetit të Kumanovës, në shkollat fillore “Bajram Shabani”, “Naim Frashëri”, “Toli Zordumis”, si dhe në Likovë në Shkollën Fillore “Dituria”.
Mjetet i dorëzuan përfaqësuesit e O.K.H. “MERHAMET” dhe SH.A.SH. “Naim Frashëri”.
“Uroj që këto mjete dezinfektuese si dhe këta termometër, të jenë të dobishme për nxënësit dhe uroj që kjo pandemi të largohet nga mesi dhe shoqëria jonë sa më shpejtë të jetë e mundur.”,- theksoi Mevludin Zimberi nga O.K.H. “MERHAMET”.
“Besoj se sadopak të jenë këto ndihma, këto mjete dezinfektuese, të kontribuojnë në mirëmbajtjen e higjienës dhe kontrollimin e nxënësve në shkolla, të cilat vijojnë mësimet me prezencë fizike, gjegjësisht nga klasa e parë deri në të tretën.”, tha Et’hem Xheladini nga SH.A.SH. “Naim Frashëri”.
““TIKA” në bashkëpunim me O.K.H. “MERHAMET”, e panë të udhës që në këto situata të vështira për shkollën tonë të na dalin në ndihmë me këto mjete dezinfektuese, u jemi mirënjohës edhe për tani, por edhe për më herët.”, tha drejtori i SH.F.K. “Naim Frashëri” Muhamet Zeqiri.
Nga kjo organizatë për programin tonë deklaruan se me këtë aksion për parandalimin e virusit Korona do të vazhdojnë edhe në shkolla të qyteteve tjera të RMV-së.
FATLUM AQIFI
