Maqedoni

Ambasadorët e rinj prezantojnë platformat, Mirakoska: Të gjithë janë diplomatë karriere

14.10.2020 17:34

Katër ambasadorë të rinj prezantuan para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme...

Katër ambasadorë të rinj prezantuan para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme platformat e tyre për aktivitetet diplomatike në vendet ku do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut.
 
Shpresa Jusufi do të jetë ambasadorja e re në Kosovë, Danço Markovski do ta përfaqësojë vendin në Shqipëri; Sali Limani do të jetë ambasadori i ri në Republikën e Kazakistanit ndërsa në Selinë e Shenjtë do të shkojë ambasadore Marija Efremova.
 
Sipas deputetëve të shumicës parlamentare, shumica e ambasadorëve janë diplomatë karriere gjë që garanton sukses.   
 
“Nga këta të katërt vetëm z. Sali Limani nuk është diplomat karriere. Të gjithë janë diplomatë karriere. E dini që në një kohë të shkuar kjo nuk ndodhte. Patëm mundësi t’i dëgjojmë. Me të vërtetë ishin prezantime me kompetencë të ambasadorëve tanë të ardhshëm në këto vende dhe në Selinë e Shenjtë. Mendoj se do t’i plotësojnë detyrat e tyre.”,- tha Sonja Mirakoska nga PRSD.
 
VMRO: Çdo diplomat, s’është ambasador i mirë
 
Mirëpo deputetët e opozitës, nuk janë të kënaqur me ambasadorët e rinj. Ish shefi i diplomacisë nga radhët e VMRO DPMNE-së, deputeti Antonio Milloshovski thotë se gjysmën e ambasadorëve të ri i kishte zëvendësuar me kandidatë më cilësor nga MPJ.    
 
“Fraza se nëse je diplomat profesionist, përkatësisht i punësuar në MPJ, me automatizëm je i përshtatshëm dhe i mirë për ambasador, nuk është gjithmonë e saktë. Konsideroj se, së paku gjysma e ambasadorëve të propozuar kanë kolegë më të mirë dhe me cilësor që mund të ishin më të mirë në ato pozicione ambasadorësh.”,- theksoi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
 
Deri tani, para Komisionit parlamentar për politikë të jashtme kanë prezantuar platformat e tyre për aktivitetet diplomatike tetë ambasadorë. Për shkak të protokollove të reja për mbrojtje nga epidemia në çdo vazhdim të seancës së komisionit amë prezantohen nga katër ambasadorë.
 
SHPËTIM NUREDINI