Maqedoni

Ohër, pandemia nuk i ndalon dasmat

14.10.2020 17:46

Edhe përkundër gjobave, dasmorët nuk heqin dorë nga tradita....

Edhe përkundër gjobave, dasmorët nuk heqin dorë nga tradita. Vetëm në Ohër janë lëshuar 15 kallëzime penale për disa hotele dhe restorante që nga fillimi i pandemisë. Gjoba e fundit u dha të dielën. Gjatë fundjavës në Ohër u inspektuan rreth 200 objekte hotelierike. Me  disa përjashtimeve, në përgjithësi masat respektohen. 
 
“Akuzë penale, është konstatuar organizimi i një dasme dhe për këtë i është dhënë kallëzim penal një objekti hotelierik. U kuptua në kohë, sepse këtë festa dasma bëhen me diskrecion, nuk ka si mos kuptohet është apo nuk është dasmë. Me këto përjashtime të vogla, këto tri ditë të fundjavës së zgjatur dhe ditët në javën e kaluar në zonën e Departamentit të Inspektimit në Ohër mund të konkludohet se masat dhe protokollet respektohen.”,- deklaroi shefi i Inspektoratit të Tregut – Ohër, Cvetko Risteski.
 
Akuzë penale për organizimin e dasmave gjatë verës u ngrit edhe për disa lokale në Strugë. Por, në publik është i njohur fakti se shumica e dasmave që u realizuan ishin në oborret e shtëpisë. Vetëm gjatë verës në Strugë u sanksionuan 7 objekte hotelierike. 
 
ILMIE ZHAKU