Maqedoni
Policia Financiare heton rastin “Parukeria”
14.10.2020 18:01
Policia Financiare për TVM ka konfirmuar se po heton rastin “Parukeria”...

Në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Policia Financiare do të hetojë ndarjen e fondeve nga Komisioni Evropian nga Programit Erasmus-plus, që bien në kompetencat e Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane.
“Një nga dy qëllimet kryesore për ekzistencën e Drejtorisë së Policisë Financiare është të sigurojë dhe mbrojë interesat financiare të Bashkimit Evropian, duke zbuluar dhe hetuar penalisht krimet në lidhje me përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që merr nga buxheti i BE-së.”,- u tha nga Policia Financiare.
VMRO-DPMNE: Lidia Dimova të japë dorëheqje
VMRO-DPMNE sërish ka kërkuar që Lidija Dimova - drejtoreshë e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, të japë dorëheqje.
“Lidija Dimova duhet të shpallë publikisht renditjen dhe pikët për projektet në mënyrë që të heqë këtë dyshim lidhur me rangimin renditja, por kjo nuk e përjashton atë nga i gjithë skandali ku ekziston dyshimi se janë përvetësuar para.”,- tha Dimço Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane disa ditë me radhë është apostrofuar për ndarjen e mjeteve evropiane në një parukeri për edukim mediatik në shumë prej 270 mijë eurove.
Akuzat e tilla drejtoresha, Lidija Dimova, i ka mohuar teksa tha se nuk bëhet fjalë për parukeri, por për Kompaninë “V.E.Z. Trade, pronë e Zoran Zllatkovskit, që ka organizuar trajnimet.
Ajo tha se nuk do të japë dorëheqje derisa të zbulojë se si janë keqpërdorur 2.2 milion eurot - para evropiane gjatë periudhës që ka qeverisur VMRO-DPMNE-ja.
NAIM RAMADANI
