Maqedoni
Shoqata për të Drejtat e Muzikantëve: Të shqyrtohen protokollet, si të jetojmë ne?
14.10.2020 17:54
Shoqata për Avancimin e të Drejtave të Muzikantëve kërkon shqyrtimin e protokolleve...

Shoqata për Avancimin e të Drejtave të Muzikantëve kërkon shqyrtimin e protokolleve, sepse janë në zgrip të ekzistencës. Thonë se kufizimet aktuale janë të pakuptimta. Ankohen se janë kategoria që është lënë pas dore vite me radhë.
“Nuk mundet të ketë protokolle për koncerte të mëdha, e të mos ketë për evente më të vogla, nëpër klube, restorante, kafene. D.m.th. virusi nuk të kap pas orës 22, nuk të infekton në salla të vogla ose të mëdha, ai prek aty ku ka njerëz të infektuar, pra kjo është kaq e thjeshtë.”,- theksoi një përfaqësues nga Shoqata për Avancimin e të Drejtave të Muzikantëve.
“Kërkojmë takim urgjent me të gjitha institucionet relevante, në të cilin do të diskutohen të gjitha problemet aktuale, prandaj edhe e potencojmë këtë se iniciativa e kësaj shoqate u paraqit jo vetëm si nevojë e problemeve aktuale, por edhe për problemet më të mëdha në tërësi të muzikantëve që i tangojnë gjatë këtyre viteve.”,- tha një përfaqësues nga Shoqata për Avancimin e të Drejtave të Muzikantëve.
Ata kërkojnë edhe përfaqësim të drejtë të muzikantëve nëpër mediume, gjithashtu të ndahen një pjesë nga buxheti vjetor i komunave për ngjarjet kulturore, duke marrë parasysh se për momentin janë më shumë së 20.000 muzikantë pa asnjë të ardhur.
BELINDA KOKA ADEMI
