Maqedoni

Maska edhe jashtë nga e enjtja në Shqipëri, ISHP: Gjoba të larta për ata që nuk e respektojnë

14.10.2020 18:20

Duke filluar nga kjo e enjte në Shqipëri do të hyjë në fuqi mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme....

Duke filluar nga kjo e enjte në Shqipëri do të hyjë në fuqi mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme. Sipas aktit më të fundit normativ çdo person mbi 11 vjeç është i detyruar ta përdor maskën në supermarket, transport publik, duke ecur në rrugë apo gjatë qëndrimit në vende publike si park apo shesh. Përjashtim nga ky rregull bëjnë personat që janë duke kryer aktivitet fizik, apo në rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin e personit sipas rekomandimit të mjekut.
 
Shkelësit e këtij akti normativ, sipas Ficos, do të penalizohet me 3 mijë lekë gjobë herën e parë dhe 5 mijë lekë, ose rreth 40 euro për ata që e përsërisin. Sikurse ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama, vlera e gjobës do të reflektohet tek fatura e energjisë elektrike.
 
LULJETA NDOKA