Maqedoni

Covid-19, shtohen rastet e izolimit në çerdhe e shkolla

14.10.2020 18:32

Më shumë se 100 fëmijë në çerdhe janë dërguar në izolim pas rasteve pozitive të shfaqura te edukatoret....

Më shumë se 100 fëmijë në çerdhe janë dërguar në izolim pas rasteve pozitive të shfaqura te edukatoret. Por, vendim për izolim nuk kanë marrë të gjithë e prindërit ankohen se nuk kanë dokument me të cilin do ta arsyetojnë mungesën në punë. Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se protokollet janë të qarta dhe janë në fuqi veç më shtatë muaj dhe në to nuk ka asgjë kontestuese. 
 
 
Nga Inspektorati Shëndetësor Sanitar thonë se vendimi për izolim është në emër të prindit i cili ka lënë numër kontakti në çerdhe. Ai prind është i obliguar për izolimin e fëmijës, anëtarët tjerë të familjes duhet të jenë të kujdesshëm. Në pajtueshmëri me masat e izolimit, policia do të kontrollojë nëse prindi dhe fëmija janë në shtëpi.
 
Raste të reja me virusin Korona janë regjistruar në çerdhet Rosica në Gjorçe Petrov, ku është infektuar një edukator dhe një përkëdhelës, në çerdhen “13 nëntori” në Qendër, ku është infektuar një punëtor social dhe një fëmijë është infektuar në çerdhen “Fidani” në Çair. Numri i të infektuarve shënon rritje edhe në shkolla. Virusi është regjistruar te 43 nxënës dhe 73 arsimtarë nga fillimi i vitit shkollor. Është infektuar një mësimdhënës i edukatës fizike i cila ka ligjëruar në shumë klasa dhe për këtë shkak të gjithë fëmijët janë në izolim. Edhe prindërve të tyre ende nuk u janë dorëzuar vendime për izolim.
 
Nga MASh thonë se numri i personave që dërgohen në izolim varet nga vlerësimi epidemiologjik për rrezik. MASh ndërkohë thotë se numri i nxënësve që ndjekin mësimin online është rritur për 17% dhe tani mbi 80% e fëmijëve janë kyçur në platformë të tjerët ndjekin mësimin përmes Servisit Publik.
 
FLUTURA LATIFI