Botë
Për herë të parë, mbi 200 të infektuar në Shqipëri
14.10.2020 18:43
Shqipëria shënoi për herë të parë rekordin negativ të mbi 200 të infektuarve në 24 orë që nga fillimi i pandemisë...

Shqipëria shënoi për herë të parë rekordin negativ të mbi 200 të infektuarve në 24 orë që nga fillimi i pandemisë. Nga 1351 testime në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë dhe janë shëruar 87 të tjerë.
Aktualisht në spitalet Kovid po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me SARS-COV2 edhe 5 qytetarë të moshave nga 59 - 87 vjeç. Në Shqipëri që nesër bëhet e obligueshme mbajtja e maskës në ambiente të hapura. Ata që nuk do ta respektojnë këtë vendim, do të gjobiten
