Botë
80 raste të reja në Kosovë, Hoti: Masat nuk zbatohen, shtojmë kontrollet
14.10.2020 18:51
Edhe Kosova vazhdon të përballet me pandeminë s dhe rastet e reja kanë marrë hov kohëve të fundit....
Edhe Kosova vazhdon të përballet me pandeminë s dhe rastet e reja kanë marrë hov kohëve të fundit. Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe 80 raste të reja me këtë sëmundje të rrezikshme, e për origjinën e infeksioneve të reja Qeveria ka fajësuar gastronominë dhe institucionet, të cilat nuk po i zbatojnë masat për luftimin e përhapjes së COVID-19.
Kryeministri Hoti nuk ka përjashtuar edhe marrjen e masave ekstreme në 2-3 javët e ardhshme në rast se numri i rasteve vazhdon të rritet. Ai ka kërkuar kujdes të shtuar në mënyrë që situata me pandeminë të mos dalë jashtë kontrollit dhe në këtë drejtim paralajmëroi kontrolle të shtuara të inspektoratit dhe policisë nëpër lokale të ndryshme, ku thuhet se masat anti COVID-19 nuk po gjejnë zbatim.
Në Kosovë janë testuar këtë të mërkurë rreth 10 mijë nxënës dhe arsimtarë në shkolla dhe përqindja e atyre që kanë dalë pozitivë është 5 për qind.
