Aksion për pastrim në Butel

06.11.2014 18:02

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Komunës së Butelit, Peter Latinovski dhe drejtorët e kompanive publike sot morën pjesë në aksionin e pastrimit të Komunës së Butelit, i cili do të realizohet gjatë tri ditëve të ardhshme......

Ekipet e NP-së “Rrugët”, punojnë për rindërtimin e rrugës “Kemal Sejfulla” në lagjen "Butel".

“Po bëhet rindërtim i plotë i rrugës “Kemal Sejfulla”. Projekti më i rëndësishëm që vitin e ardhshëm planifikojmë ta realizojmë është ndërtimi i  një kolektori të ri atmosferik në tunel nga qarkorja te rruga "Boca Ivanovska" deri te lumi Serrava, vlera e të cilit arrin shumën e 30 milionë denarëve. Vitin tjetër parashikojmë rikonstruimin e  plotë të rrugës "Qemal Sejfula”- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Në bashkëpunim me Komunën e Butelit, punojmë në pastrimin e marrëdhënieve juridike pronësore, të cilat komplikohen me procesin e denacionalizimit. Këto takime, sipas kryetari të Butelit, Latinovski, japin rezultate pozitive dhe përmirësojnë komunikimin ndërmjet administratës komunale dhe ndërmarrjet publike.

Gjatë viteve të fundit, Komuna e Butelit ka realizuar projekte të shumta për të përmirësuar jetën e qytetarëve. (Farije  Dauti-Bakiu, TVM2)