Maqedoni

COVID-19, 9 viktima, 445 të infektuar, 194 të shëruar

14.10.2020 19:23

Rekord I ri ekstrem negative I rasteve covid në 24 orët e fundit....

Rekord I ri ekstrem negative I rasteve covid në 24 orët e fundit. Nga 2080 testime për COVID-19, 445 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. 249 raste janë regjistruar vetëm në Shkup, e ndjekur nga Strumica me 36 dhe Shtipi me 25 raste, Struga 16, Manastir 14, Kumanova, Ohër Gostivar 12, qytetet e tjera kanë më pak se 10 të infektuar.
 
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë, 2 nga Shkupi, 2 nga një viktimë u regjistrua në Strugë, Kumanoë, Gjevgjeli, Strumicë, Shën NIkollë e Probishtip. Janë shëruar 194 pacientë të tjerë. Aktualisht në vend ka 4236 raste aktive.